Lajme Botë

Torino, rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën 5-vjeçarja, plagoset i vëllai i saj (Video)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Torino. Një avioni i aeronautikës ushtarake italiane është rrëzuar në aeroportin Caselle të Piemontes.

Një vajzë 5-vjeçare ka humbur jetën nga flakët e shkaktuara nga përplasja, raportojnë mediat e huaja.

Vëllai i saj 9-vjeçar është plagosur rëndë, ndërsa ka pësuar djegie në të gjithë trupin. Ndërkohë prindërit e fëmijëve së bashku me pilotin ndodhen në spitalin Regina Margherita të Torinos.

Avioni i aeronautikës ushtarake italiane ishte me avionët e tjerë teksa kryenin stërvitje kur MB-339 humbi lartësinë dhe u përplas në fund të pistës. Nga përplasja avioni shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e vajzës, e cila po shikonte manovrat e avionëve.

/Shqip.com