Sport Ndërkombëtar

Torino barazon përballë Cremoneses, 90 minuta për Vojvodën

Skuadra ku luan mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, Torino ka barazuar përballë Cremoneses në ndeshjen e fundit të xhiros së 23-të të Ligës Italiane të Futbollit.

Fillimisht Torino kaloi në epërsi në minutën e 41-të të takimit përmes Sanabria. Me këtë rezultat mbaroi edhe pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë Cremonese e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 54-të përmes Tsadjout.

Cremonese kaloi për herë të parë në epërsi në minutën e 74-të përmes Veleri por që Torino barazoi shpejtë përmes Singos në minutën e 79-të takimit.

Pas barazimit Torino gjendet në pozitën e nëntë me 31 pikë të grumbulluara ndërsa Cremonese gjendet në pozitën e fundit me nëntë pikë të grumbulluara.

Në këtë ndeshje për Torinon për 90 minuta lojë u aktivizua edhe Mërgim Vojvoda.

/Shqip.com