Sport Shqiptar

Torcidat: Nuk e thyem ne autobusin

Tifo grupi i klubit basketbollistik mitrovicas, Trepça, është distancuar nga akti i thyerjes së autobusit të klubit basketbollistik Sigal Prishtina në Pejë, para çerekfinales së dytë të Kupës së Kosovës.

Përmes një komunikate në Facebook ata kanë thënë që kanë qenë prezent për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës në çerekfinalen e Kupës dhe që pas përfundimit të ndeshjes me urdhër të Policisë janë nisur për në Mitrovicë.

Ata kanë thënë që në materialet që po qarkullojnë në media nuk është i përfshirë asnjë anëtarë i tifo grupit të tyre.

Ne media dhe në rrjete sociale kanë qarkulluar materiale në të cilat shihet duke u demoluar autobusi i KB Prishtinës.

Trepça sot fitoi ndaj Rahovecit në çerekfinalen e parë të Final 8 Kupës së Kosovës që po mbahet në Pejë dhe në finale e pret Pejën.