Sport Ndërkombëtar

Topalli e Rroca mbajnë Istanbulsporin në Superligën turke

Istanbulspor triumfoi 4-0 ndaj Umraniyespor në sfidën e fundit të sezonit në Turqi dhe ia doli të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit turk edhe për sezonin e ardhshëm.

Në klubin me më shumë shqiptarë në Turqi, ishin pikërisht këta të fundit që u bënë protagonist edhe në suksesin vendimtar, duke shënuar dy golat e parë.

Ishte Jemtir Topalli që zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë, pasi mori një assist nga Eduart Rroca, lëvizi mirë në zonë dhe dërgoi topin në cepin e portës.

Më pas në minutën e 61-të, Rroca e Topalli ndërruan rolet, me këtë të fundit që asistoi dhe fantazistin që shtyu topin në rrjetë me portën e boshatisur, duke vulosur suksesin e Istanbulspor.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Sarikaya 90+4′ dhe Eze 90+7′. Eduard Rroca e mbylli sezonin me 22 ndeshje, 2 gola dhe 3 asist, ndërsa Jetmir Topalli shënoi 5 gola dhe dhuroi 3 asist në 28 ndeshje.

/Shqip.com