Rozë

Top Channel del për herë të parë me një reagim zyrtar për Instagramin e Luiz Ejllit

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka arritur një shikueshmëri të madhe në rrjete sociale.

Instagrami i këngëtarit ka qenë temë e diskutimit shumë herë, pasi flitej se në lidhje me të kishte përplasje mes familjarëve dhe produksionit të BBVA.

Pasi u tha se produksioni kërkoj të drejtën e menaxhimit të Instagramit të tij, gjë e cila nuk u pranua nga familjarët dhe më pas u kthye në emrin e motrës së tij, Ina Ejlli, Top Channel ka bërë një reagim zyrtar.

Sipas reagimit, “produksioni i Big Brother dhe skuadra e tij ligjore janë të angazhuar që prej nisjes së transmetimit të BBV2 të krijojnë marrëdhënie të shëndosha kontraktuale me këdo që do të përfshihet në këtë produksion”

“Top Channel ka detyrim moral dhe ligjor të respektojë dëshirat dhe qëllimet që secili personazh që bëhet pjesë e shtëpisë së madhe dhe angazhimit i tij vjen me pëlqimin dhe miratimin e personave të interesuar”

“Top Channel duke respektuar kontratën me Banijay Group ka për detyrim ligjor të vë në dijeni personazhet për përdorimin e imazhit të gjithësecilit në momentin kur personi në fjalë nuk është i aftë të mbrojë veten për shkak të rrethanave të izolimit të angazhohet nëse dhe vetëm kur i kërkohet”, thuhet tutje në reagim.

Tutje, thuhet se Top Channel ka vlerësuar që angazhimi për të ruajtur imazhin e Luiz Ejllit nis dhe përfundon me miratimin e tij, megjithatë për shkak të rrethanave familjare kjo nuk është bërë e mundur.

“Top Channel ka vlerësuar që paragjykimi dhe përbaltja publike në të cilën u përfshi, veçse për të ruajtur personin që e ka besuar këtë institucion, i tejkaloi rrethanat e nevojshme dhe u tërhoq nga kjo iniciativë duke pritur kështu që palët ta zgjidhin çështjen me daljen e zotit Ejlli”.

“Produksioni i Big Brother ka mënyrat e tij për të komunikuar dhe konfirmuar çështje të caktuara me të gjithë banorët dhe ka patur bindje që ky është vullneti i vetë Luizit, megjithatë në përfundim të këtij rrugëtimi ai do të ketë mundësi t’i ruaj vetë marrëdhëniet e tij dhe t’u japë përgjigje palëve të interesuara sepse Top Channel gjykon që vlerësimi publik për qëndrimin e produksionit në këtë rast ose dhe të tjerë është i anshëm dhe i paragjykuar”.

/Shqip.com