Rozë

Top artistët e vitit 2022

Lajmi me Audio

Viti që e lamë pas, nuk mund të përmbyllët pa u përmendur artistët që u angazhuan shumë për të sjellë hite.

Padyshim që kësaj listë i prinë, Dafina Zeqiri, e pasuar nga Fifi, Butrint Imeri dhe Yll Limani.
Edhe pse konkurrenca ishte shumë e madhe dhe dominohej nga hitet e shumta, këngëtarët arritën që pothuajse gjatë gjithë vitit, të jenë artistët më të kërkuar për koncerte dhe mbrëmje muzikore.

“Dashni” ishte projekti, i cili u lansua 8 muaj më parë dhe që deri më tani kënga numëron 35 milionë klikime. Kjo këngë është në bashkëpunim me reperin Muma dhe ka marrë kritika pozitive nga fansat shqipfolës.

Ndërsa, jo më pak i pëlqyer është bashkëpunimi me Kidën që titullohet “Luje Belin”. Projekti numëron 17 milionë klikime dhe ka shoqëruar çdo koncerte e mbrëmje muzikore këta muajt e fundit të dy këngëtareve.

Vlen të ceket se dyshja, pothuajse gjatë gjithë verës kanë performuar bashkë në koncerte.
E dyta, por jo më pak e rëndësishme është këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raci, e njohur në publik me pseudonimin Fifi.

Ajo vitin që lamë pas ishte pjesë e Big Brother VIP, ku cilësohej si një nga favoritet kryesore për çmimin e madh.

Mirëpo, rrugëtimi brenda nuk i zgjati shumë, pasi që gjendja shëndetësore e këngëtares u keqësua, duke u përballur edhe me alivanosje brenda shtëpisë, çka shtyu përfundimisht produksionin që ta nxirrte nga shtëpia.

Largimi nga aty, duket se i solli energji të reja, pasi Fifi gjatë 2022-s shpërtheu vrullshëm me një numër të madh projektesh-secila më hit se tjetra.

Kënga ”Diell” e cila është shkruar gjatë kohës sa ishte në shtëpi, numëron mbi 23 milionë klikime dhe është top kënga e vitit për Fifin.

Ky projekt “lufton” me projektin tjetër muzikor që e solli në bashkëpunim me Gent Fatalin, të quajtur “Picture”, e cila numëron mbi 21 milionë klikime.

Kur jemi të jeta personale nuk bënë të kalojë pa u përmendur lidhja e dashurisë me Adis Palushin – me të cilin janë bashkë që nga dalja nga shtëpia.

Megjithëse nuk ka ndryshuar statusi në jetën personale, këngëtari Butrint Imeri, solli shumë risi në muzikë.

Ai në bashkëpunim me Don Xhonin ka realizuar projektin “Corazon”, i cili numëron mbi 63 milionë klikime.

Për muaj më radhë ka qenë kënga më e klikuar e më dëgjuar në media dhe qëndroi për kohë të gjatë në krye të top listat e këngëve shqiptare.

Hiq më keq në klikime nuk ka qenë edhe bashkëpunimi me reperët Tayna dhe Mozzik, i cili u realizua në Turqi në një vend mahnitës. Kënga numëron 45 milionë klikime.

I fundit, por jo më pak i klikuar e i dëgjuar është Yll Limani, i cili po cilësohet si një ‘yll’ në rritje.

Bashkëpunimi me Noizyn është cilësuar si projekti më i klikuar i vitit, plotë 45 milionë për vetëm 5 muaj.
Kjo këngë është realizuar gjatë verës dhe ka vazhduar që të dëgjohet edhe jashtë sezonit të nxehtë.

Me më pak hite projekte të reja gjatë 2022-ës ishin edhe Mozzik, Tayna, Melinda, Loredana, Noizy, etj.

/Shqip.com