Sport Ndërkombëtar

Top 10 lojtarët që fitojnë më së shumti në Premierligë

Futbollistët më të paguar

Premierliga mbetet ende ndër ligat më atraktive dhe cilësore në botë.

Futbolli i shpejtë, i paparashikueshëm dhe tejet kompetitiv e bëjnë atë që të përcillet në mbarë botën.

Por, natyrisht se për një nivel të tillë duhen lojtarë të klasit botëror – shumë të tillë madje.

Trofeu i Premierligës

Emrat si Cristiano Ronaldo, De Bruyne, Pogba, Salah e Van Dijk – janë vetëm disa nga më të mirët në planet që bëjnë karrierë aty.

Megjithatë, për spektaklin të cilin e dhurojnë në fushë për tifozët – ka një kosto.

Shuma që këta yje marin nga klubet e tyre është marramendëse, dhe po të shohim renditjen e 10 më të paguarve në vit, mund të mbetni gojëhapur.

Cristiano Ronaldo dhe David de Gea

Sipas të dhënave të nxjerra nga platforma e njohur për biznesin e sportit, Boardroom, nga pesë lojtarët më të paguar – plot katër janë pjesë e Manchester United.

Edhe pse në pozitën e gjashtë aktualisht me vetëm një ndeshje për t’u zhvilluar, drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk e kanë problem të shpenzojnë.

Kevin De Bruyne kundër Manchester United

I pari në listë është Cristiano Ronaldo merr 31 milionë euro në vit, i pasuar nga De Bruyne i Cityt që fiton 24 milionë sosh.

Kurse, poozita numër 3,4 dhe 5 – respektivisht mbahen nga De Gea, Sancho dhe Varane që marrin nga 23, 21 dhe 20 milionë.

Për të përmbyllur top dhjetëshen, renditen lojtarët si Lukaku i Chelsea-t (19 milionë), Sterling dhe Grealish i Cityt (me nga 18 milionë) dhe francezët si Pogba i United e Ngolo Kante i Cheksea-t që marrin nga 17 milionë për 12 muaj.

Paul Pogba dhe Ngolo Kante

Kurse, super-yjet e Liverpool, Virgil van Dijk, Mohamed Salah dhe Sadio Mane mbeten në pozitat 14, 15 dhe 72.

Përderisa golashënuesi më i mirë aktiv i elitës së futbollit anglez, Harry Kane stacionohet i 16-i.

Lista e plotë e top 10:

1. Cristiano Ronaldo, Manchester United 31,286,839 euro

2. Kevin De Bruyne, Manchester City  24,537,907 euro

3. David De Gea, Manchester United 23,005,905 euro

4. Jadon Sancho, Manchester United  21,474,352 euro

5. Raphael Varane, Manchester United 20,860,799 euro

6. Romelu Lukaku, Chelsea 19,940,648 euro

7. Raheem Sterling, Manchester City 18,408,343 euro

8. Jack Grealish, Manchester City 18,408,343 euro

9. Paul Pogba, Manchester United 17,793,495 euro

10. Ngolo Kante, Chelsea 17,793,495 euro /Shqip.com