Tonga regjistron rastin e parë me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Tonganët kanë nxituar të vaksinohen kundër Coronavirusit pasi kombi ishullor i Paqësorit konfirmoi rastin e parë të premten.
Infeksioni u zbulua në një person të vaksinuar me të dyja dozat, i cili kishte mbërritur me një fluturim riatdhesimi nga Zelanda e Re.
Kryeministri i Tongës, Pohiva Tu’i’onetoa, paralajmëroi se banorët në ishullin kryesor të Tongatapu mund përballen me bllokim javën e ardhshme.
Tonga ishte një nga vendet e fundit që nuk kishte raportuar infeksione me COVID-19, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Mbi 100,000 njerëz jetojnë në shtetin ishull, që ndodhet në veri-perëndim të Zelandës së Re.
Vetëm një e treta e popullsisë së Tongës janë vaksinuar plotësisht. Por, koordinatori kombëtar i imunizimit, Afu Tei, i tha agjencisë së lajmeve AFP se mijëra ishin paraqitur në qendrat e vaksinimit për të marrë injektimet e tyre.
Individi i infektuar ishte në mesin e 215 personave në një fluturim riatdhesimi nga Christchurch, Zelanda e Re.
Të tjerë në bord përfshinin anëtarë të ekipit olimpik të Tongës, të cilët ishin bllokuar në qytet që nga Lojërat Olimpike të Tokios.
Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re tha se individi kishte rezultuar negativ përpara se të largohej nga vendi./SHQIP.com