Sport Ndërkombëtar

Tonali e mban Milanin në jetë

Sandro Tonali

Milani ka bërë një hap të madh – para në drejtim të Scudettos

Rosonerët triumfuan 1-2 në udhëtim te Lazio, pas një ndeshje tejet dramtike.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Ciro Immobiles.

Për sulmuesin italian ky ishte goli i 26-të në këtë sezon të Series A.

https://twitter.com/S12lances/status/1518302375538274304?s=20&t=chuJHUGRo8bgeoKVu_BIXg
Goli i realizuar nga Immobile

Pas pranimit të golit, rosonerët shtuan sulmet drejtë portës së kundërshtarëve dhe arritën ta thyejnë mbrotjen e tyre.

Olivier Giroud e tundi rrjetën në minitën e 50-të për të barazuar shifrat në këtë takim.

Goli i realizuar nga Giroud

Teksa, golin e fitores e realizoi Tonali – në minutën e katërt shtesë të takimit.

Tashmë – kuqezinjët rikthehen në krye të Series A – me 74 pikë.

Teksa, Lazio ngritet në vendin e shtatë – me 55 pikë të grumbulluara.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro për tu zhvilluar dhe duket që deri në fund gjithçka do jetë e mjegullt. /Shqip.com