Sport Ndërkombëtar

Tonali arrin marrëveshjen me Newcastle

Tani shkon gjithçka drejt finalizimit të marrëveshjes së mesfushorit Sandro Tonali dhe ekipit anglez Newcastle United.

Palët tashmë kanë arrit marrëveshje për pagën vjetore 8 milion euro dhe 2 të tjera të shpërndara në bonuse.

Po ashtu Tonali do të nënshkruaj kontratë 6 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029.

Kurse Newcastle United dhe Milan janë në diskutime të strukturimit të pagesës prej 70 milion eurove.

Stafi mjekësor i ekipit anglez është i gatshëm që këto ditë të udhëtoj në Rumani në kampin U21 të Italisë për ti kryer testet.

/Shqip.com