Sport Ndërkombëtar

Tomori mendon vetëm për Milanin

Fikayo Tomori

Chelsea nuk besuan në cilësitë e tij, në Milan po e shijon futbollin përsëri.

Fikayo Tomori është në bisedime për të vazhduar kontratën me rosonerët.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Bisedimet po përparojnë që nga qershori për zgjatjen e kontratës së Fikayo Tomorit me AC Milan. Ai është i dashuruar me klubin dhe është i përgatitur të qëndrojë për shumë vite”, ka shkruar Romano.

Tomori zhvilloi 31 ndeshje me kuqezinjët në sezonin e fundit – duke qenë ndër më meritorët për titullin e fituat.

Shtatgjati që ka vetëm 24 vjet në supe ka sjellur shumë siguri në repartin defanziv të Milanit.

Ai pëlqehet shumë nga trajneri Stefani Pioli – teksa edhe publiku në “San Siro” jo rrallë herë e brohorisin emrin e tij./Shqip.com