Sport Ndërkombëtar

Tomori e vazhdon kontratën me Milanin

Momente nga vazhdimi i kontratës

Fikayo Tomori e ka vazhduar kontratën me AC Milan – deri në vitin 2027.

Qendërmrojtësi anglez – tashmë është ndër futbollistët kryesorë të rosonerëve – dhe ka vendosur ta vazhdojë rrugëtimin në “San Siro”.

Ai kishte zbarkuar në Itali – në sezonin 2020-2021 – fillimisht në formë huazimi nga Chelsea – e më pas e kompletoi transferimin e plotë.

Që nga atëherë – Tomorri ka zhvilluar 48 ndeshje në Serie A, teksa rrjetën e tundi një herë.

24 vjeçari po konsiderohet si e tashmja dhe e ardhmja – në repartin defanziv të rosonerëve.

Vlera e tij në “tregun e transferimeve” sipas “Transfermarkt” – është 45 milionë euro./Shqip.com