Kulturë Kino

Tom Hanks akuzohet për nepotizëm

Ylli i ekranit të madh i është përgjigjur atyre që thonë se ai po e përdor famën e tij për të promovuar fëmijët e tij në mënyrë profesionale

Tom Hanks mbrojti familjen e tij nga ata që e akuzonin për nepotizëm. Vitet e fundit katër fëmijët që ka pasur nga martesat e tij janë marrë me aktrim dhe muzikë.

Shkak i shpërthimit ndaj tij ka qenë ndoshta pjesëmarrja e djalit të tij, Truman në filmin e tij të fundit “Një njeri i quajtur Otto”.

Një gjë e tillë nuk mund të kalonte pa u vënë re nga audienca e rrjeteve sociale, të cilët akuzojnë aktorin 66-vjeçar se e përdor famën e tij për të promovuar karrierën e fëmijëve të tij.

“Shiko, ky është një biznes familjar”, thotë Tom Hanks, duke mbrojtur kastin e djalit në “Një njeri i quajtur Otto”

Ylli i Hollivudit prezantoi versionin e tij në një intervistë që dha për The Sun, duke e krahasuar Hollywood-in me… një dyqan lulesh dhe biznese të vogla familjare.

Më në detaje ai tha për gazetën: “Shiko, ky është një biznes familjar. Kjo është ajo që ne kemi bërë gjithmonë. Fëmijët tanë janë rritur në këtë mjedis. Kemi katër fëmijë, të gjithë janë shumë krijues. Nëse do të kishim një biznes hidraulik ose nëse do të drejtonim një dyqan lulesh, e gjithë familja do të ndihmonte”.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka rëndësi mbiemri i secilit, por nëse ai dhe pjesa tjetër e familjes i ofrojnë publikut një përvojë të vërtetë.

Kujtojmë se Hanks ka katër fëmijë, të cilët të gjithë kanë hyrë në fushën e aktrimit. Me ish-bashkëshorten Samantha Lewis, ai ka Elizabeth, 40, e cila është shfaqur në shumë prej filmave të babait të saj, dhe Colin, 45, e cila ka pasur sukses të konsiderueshëm në industrinë e argëtimit.

Truman dhe Chet Hanks janë fëmijët nga martesa e tij me gruan e tij të dytë, Rita Wilson, e cila është përfshirë edhe në show biz-in e huaj.

/Shqip.com