Lajme

Tollovi në Aeroportin e Prishtinës

Tollovi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari"

Tollovi të mëdha janë krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, njofton Shqip.com.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Shqip, qindra qytetarë persona janë duke pritur për fluturime në hapësirat e Aeroportit.

Derisa fluturimet po pritet të realizohen, disa prej tyre janë shtyrë. Udhëtarët thonë se nuk janë njoftuar nga autoritetet.

Disa prej tyre kanë thënë që fluturimet për Finlandë kanë pasur të bëhen në ora 18:00, mirëpo janë shtyrë. Njëlloj thuhet se ka ndodhur edhe për udhëtarët që janë nisur drejt Baselit, raporton “Koha”.

Redaksia ka provuar të kontaktojë me zyrën për media të ANP-së, nëse ka të bëjë me anulim të fluturimeve, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Shqip.com