Rozë

Tolga nuk do të luajë filma me të, reagimi i Almedës është epik

Tolga, Almenda dhe djali i tyre, Efehan

Almeda Abazi ka disa vite që jeton në Turqi.

Ajo është e martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Ky i fundit ka realizuar filmin e tij të parë si producent me titull “Aynasiz Haluk”.

Ai mbajti mbrëmjen e djeshme në Turqi, ku mes shumë të ftuarve nuk mungoi padyshim as bashkëshortja e tij, Almeda dhe i biri Efe.

Një moment gazetarët u ndalën tek Tolgahan dhe e pyetën për deklaratën që ai ka bërë para pak kohësh kur tha se nuk do të dëshironte të luante në të njëjtin film me Almedën.

“Jo, jo nuk e kam thënë (qesh). Thashetheme”.

Almeda duke qeshur ia ktheu se as ajo nuk pranon të luajë me të.

“Si thashetheme? Gjithsesi nuk pranoj, nuk luaj, mos ki merak ti se nuk luaj (qesh). Unë e kam thënë dhe më përpara që nuk luaj me Tolgën”.

Ndryshe, ajo është nënë e dy fëmijëvë./SHQIP.com