Lajme

Tolaj dorëhiqet nga pozita e Drejtorit Menaxhues të AKP-së

Valon Tolaj, ish Drejtor Menaxhues i AKP-së

Valon Tolaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tolaj të hënën në Facebook, teksa ka njoftuar se për vendimin e ka njoftuar edhe Bordin e Drejtorëve.

“Falënderoj kolegët, pa përjashtim, për bashkëpunim për tri vjet me radhë. Ish anëtarëve të Bordit të Drejtoreve u jam mirënjohës për mbështetjen, e po ashtu Bordin e Drejtorëve aktual për qasjen e korrektësinë e tyre”.

“Drejtimi që po merr procesi i transformimit të pronës shoqërore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, më kanë bërë të vlerësoj që kontributi im i mëtutjeshëm në AKP është panevojshëm edhe më tutje”, ka shkruar Tolaj.

LVV-ja dhe LDK-ja pajtohen që të mbyllet Agjencia Kosovare e Privatizimit -  Kosova.Info
Agjencia Kosovare e Privatizimit

Valon Tolaj ishte emëruar në pozitën drejtor menaxhues me mandat prej katër vjetësh në nëntor 2018, pas shkarkimit të Ekrem Hajdarit./SHQIP.com