Rozë

Tola me akuza të rënda për Alvisën: Ajo është djall, do e shihni ç’do ndodhë

Alvisa Qarri dhe Arlinda Nezha

Ish-konkurrentja e Përputhen, Arlinda Nezha është konkurrentja e cila është eleminuar nga djemtë e programit.

Kjo pasi që nga produksioni është kërkuar që të eleminohet vajza me pak e pëlqyer nga ta.

Së fundi Tola ishte e ftuar në “D-Night”, ku nuk i kurseu mendimet e saj për vajzat që kishte konkurrente në emision, sidomos për Alvisën.

Tola e quajti Alvisën një “djall”, duke paralajmëruar se në emisionet në vazhdim do shihet se kush është ajo.

“Për Alvisën kam thënë gjithmonë që është “djall” e kam thënë që në fillim , madje jam pyetur pse….pse…pse ? Ashtu e kam menduar, do shihni edhe puntatat që kanë dalë dhe që do jepen në Prime. Është shumë e kalkuluar, ecën me llogari”, tha Tola.

Ajo tha se Ritvana është vajza më e mirë në program si dhe ka shoqëri më të.

Ndërsa, sipas saj Mikela është vajzë që bënë shumë për shoqëri por që në program shfaqet arrogante.

“Adën kam marrëdhënie të mira edhe tani që kemi dalë të dyja jashtë emisionit, është një vajzë shumë e mire. Më e sakta nga vajzat që janë brenda është Ritvana, kam shumë shoqëri , edhe Mikela është një vajzë që bënë shumë për shoqërinë. Me Antonian nuk kam pasur komunikim, vajzë e mirë duket në raport me mua”.

Kujtojmë që Ada ka kohë që është përjashtuar nga emisioni pas takimit që kishte me Edin, e që ishte në kundërshtim me rregullat e programit./SHQIP.com