“Toka e askujt, Veriu i të gjithëve” – pjesa e dytë me pamje të reja ekskluzive nga ora 19:00 n’Shënjestër
Publikuar:
(10.11.2021 17:09:46)

Në episodin e 10 nëntorit n’Shënjestër mund të ndiqni pjesën e dytë të hulumtimit të një prej çështjeve më problematike që ndodh brenda territorit të Kosovës – kontrabandimi i mallrave serbe në Veri të vendit.
Në pjesën e dytë të këtij hulumtimi mund të shihni pamje të tjera ekskluzive, emra dhe video të reja të kontrabanduesve të mallrave ilegale nga Serbia që vijnë në Veri.
Teksa episodi i kaluar tregoi se si “të fortit” e veriut, serbë e shqiptarë, bashkëpunojnë në krim dhe sfidojnë shtetin, në këtë pjesë zbardhen skema të kontrabandimit dhe të këtyre pjesëmarrësve që nuk pyesin për ligj.
Më poshtë mund të gjeni pjesën e parë të publikuar një javë më parë të “Veriu: Toka e askujt, krimi i të gjithëve”: