Kulturë Kino

“Toka Brenda Meje” shfaqë premierën në Tallin Black Nights të Estonisë

Filmi shqiptar  “Toka brenda meje”, ka shfaqur premierën në njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore.

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville, u shfaq në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njëherit edhe festival i kategorisë A”.

“Toka brenda meje’, përcjell Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë.

Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Në rolet kryesore luajtën: Florist Bajgora, Luana Bajrami, Luan Jaha, Arta Muqaj, Armend Smajli, Irena Cahani, Kumrije Hoxha, Melihate Qena dhe Çun Lajçi.

Festivali “Tallinn Black Nights” do të mbahet deri më 27 nëntor.

/Shqip.com