Kulturë Kino

“Toka brenda meje” – historia e mërgimtarit kosovar shfaqet në festivalin evropian

Skenë nga filmi "Toka brenda meje"

Filmi nga Kosova “Toka brenda meje”, do të shfaqet në njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville (Fisnik Maxhuni), do të shfaqë premierën në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë A”, thuhet në njoftim.

Skenë nga filmi “Toka brenda meje” /QKK- Facebook

“Toka brenda meje’, përcjell Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë.

Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Skenë nga filmi “Toka brenda meje” /QKK- Facebook

Në rolet kryesore luajtën: Florist Bajgora, Luana Bajrami, Luan Jaha, Arta Muqaj, Armend Smajli, Irena Cahani, Kumrije Hoxha, Melihate Qena dhe Çun Lajçi.

Festivali “Tallinn Black Nights” do të mbahet përgjatë datave 11-27 nëntor.

/Shqip.com