Lajme

Todosjeviq nuk paraqitet për ta vuajtur dënimin me burg

Ish-Ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosjeviq

Ish-Ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosjeviq, nuk është paraqitur të mërkurën për vuajte të dënimit me burgim në institucione korrektuese të Kosovës.

Afati i fundit për paraqitjen e tij ka qenë sot, 6 tetor, në orën 12:00, kur është afati i fundit që ndaj tij të nis ekzekutimi i dënimit me burgim prej 2 vjetësh.

Lexo edhe:
Vuçiq për dënimin ndaj Todosijeviqit: Nëse s’tërhiqet, Lista Serbe mund të mos marrë pjesë në zgjedhje

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“Lidhur me rastin, bazuar në raportin 24 orësh të Qendrës Operative, e cila vepron në kuadër të SHKK-së, ju njoftojmë se personi në fjalë deri në këto momente nuk është paraqitur për mbajtje të dënimit në institucione korrektuese”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Todosijeviq u dënua pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut.

Vendimi për dënimin e tij është kundërshtuar ashpër nga udhëheqja shtetërore serbe, Lista Serbe dhe disa organizata të shoqërisë civile serbe në Kosovë./SHQIP.com