Sport Ndërkombëtar

Tjetër padi për Juventusin

Paulo Dybala

Paulo Dybala do të bëj padi ndaj ish-skuadrës së tij, Juventusit. Ylli argjentinas pretendon se Juve i ka borxh së paku 3 milionë euro.

Sulmuesi i Romës javën e kaluar është intervistuar nga Guardia di Finanza si një person i informuar për faktet në kuadër të hetimit ndaj Juves.

“Nuk e mbaj mend se kur është paguar rroga ime e fundit, por e di shumë mirë që Juventusi ende më ka borxh”.

Këto janë fjalët e Paulo Dybala në kuadër të hetimit mbi pasqyrat financiare të Juventusit.

“E di që në prill 2023 Juventusi ka mundësinë e fundit për të paguar rreth 3 milionë. Nëse jo, avokati im do t’i bëjë kërkesat me shkrim, megjithëse shpresoj se nuk do të shkojë kaq larg. Unë dua paratë e mia të kthehen, por pa bërë asnjë padi, duke shmangur problemet për mua dhe Juventusin”, ka thënë Dybala.

/Shqip.com