Tjetër ndeshje, tjetër humbje – Manchester United turpërohet nga Watfordi
Ditët e Ole Gunnar Soslkjaer në stolin e “Djajve të Kuq” mund të kenë përfunduar.
Manchester United është mposhtur në udhëtim ndaj Watfordit, me rezultat 4-1, për të dëshmuar edhe një herë formë e tyre të dobët që po kalojnë, shkruan Shqip.com.
Skuadra vendase mund të kalonte në epërsi qysh pas vetëm 11 minutave lojë, por Ismaila Sarr u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.
Ndërsa, topin në rrjetë për herë të parë në këtë takim e dërgoi Joshua King në minutën e 28-të.
Pas shënimit të këtij goli, u prit një kundërpërgjigje nga “Djajtë e Kuq”, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Një minutë para se të përfundonte pjesa e parë, vendasit shënuan edhe një herë, kësaj radhe me anë të Sarr.
Këndellje, Unitedi nuk mundi ta gjejë as në pjesën e dytë, përkundër që e ngushtuan rezultatin me anë të Donny van de Beek.
Madje, nga minuta e 62-të, ata ishin me një futbollistë më pak në fushën e gjelbër, sepse Harry Magurie u ndëshkua me karton të kuq.
Deri në fund të takimit, Watfordi shënoi edhe dy herë për të deklasuar totalisht Unitedin.
Pedro dhe Denis shënuan nga një gol në minutat shtesë të takimit, dhe gjithçka përfundoi me rezultat 4-1.
Me këtë fitore, Manchester United renditet në vendin e shtatë në ishull, me 17 pikë pas 12 ndeshjeve të zhvilluara. Ndërsa, kanë pesë humbje.
Në anën tjetër, Watfordi, ngritet në pozitën e 15-të, me 13 pikë të grumbulluara. /Shqip.com