Sport Ndërkombëtar

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për “luftëtarët”

Golden State Warriors

“Luftëtarët” nuk po ndalen.

Golden State Warriors kanë shënuar fitore në udhëtim te Cleveland Cavaliers, me rezultat 82-96.

Në këtë takim, Warrios ishin fvaorit në letër, dhe kështu doli të jetë edhe në parket.

Sikur në pjesën më të madhe të këtij sezoni, basketbollisti më i dalluar të Golden State ishte Stpehen Curry.

Cyrry shënoi 28 pikë, asistoi pesë herë, ndërsa regjistroi edhe pesë kërcime.

Steve Kerr on Steph Curry: 'There's never been anyone like him' | Sporting  News
Stephen Curry

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Klay Thompson, i cili shënoi 17 pikë, pati një asistim dhe tri kërcime.

Në anën tjetër, te Cavaliers më i dalluari në parket ishte Lemar Stevens. Setevens regjistroi këto statistika: 17 pikë, një asistim dhe katër kërcime.

Për Warrios kjo fitore ishte edhe një vulë e formës së lartë nëpër të cilën po kalojnë në këtë sezonë.

Kjo skuadër gjendet në krye të Konferencës Perëndimore. Deri më tani ka arkatuar plotë 30 fitore, kurse është mposhtur nëntë herë.

Tabela e Konferencës Perëndimore

Statsistika të njëjta kanë edhe Phonix Suns – por koshashënimi po e bën diferencën.

Kurse, Cavaliers po e zhvillojnë një sezonë me ngritje-zbritje, pa arritur që të kenë vazhdueshmëri të rezultateve pozitive.

Ky ekip gjendet në vendin e gjashë të Konferencës Lindore, me 22 fitore dhe 18-të humbje./Shqip.com

Tabela në Konferencën Lindore