Sport Ndërkombëtar

Tjetër humbje për La Lakers

Suns-Lakers

Edhe një humbje për Los Angeles Lakers.

Dukej që ishin këndellur, por Lakers e kanë pësuar disfatën e dytë radhazi.

Skuadra nga Los Angelesi është mposhtur nga Phoenx Sun, me rezultat 108-90.

Skuadra vendase është duke kaluar në formë fenomenale – në këtë sezonë dhe kjo u pa në parket.

Basketbollistët më të dalluar te Phoenix ishin: Devin Booker dhe Deande Ayton.

Booker realizoi 24 pikë, asistoi shtatë herë, ndërsa kishte edhe nëntë kërcime.

Booker, Ayton push Suns past Lakers 108-90 | Professional |  santamariatimes.com
Momente nga takimi

Ndërsa, Ayton regjistroi 19-të pikë, dy asistime dhe 11-të kërcime.

Në anën tjetër, te Lakers – një ndeshje të mirë zhvilluar LeBron James dhe Russell Westrbrook, por kjo nuk mjaftoi për shmangur humbjen.

James shënoi 34 pikë, asistoi dy herë dhe bëri shtatë kërcime. Kurse, Westbrook ishte autor i 22 pikëve, pesë asistimeve dhe dhjetë kërcimeve.

La Lakers tashmë kanë 16-të fitore dhe 16-të humbje. Kjo skuadër pozicionohet në vendin e shtatë të Konferencës Perëndimore.

Histori tjetër është te Suns, pasi janë në krye të kësaj konference. Ky ekip – ka regjistruar 25 fitore dhe vetëm pesë humbje. /Shqip.com

Gjendja momentale në Konferencën Perëndimore