Sport Ndërkombëtar

Tjetër humbje – për Andy Murray

Andy Murray

Andy Murray – është “gjunjëzuar” edhe një herë.

Ai është mposhtur është eleminuar nga kampionati i tenisit në “Dubai Duty Free” pasi ka pësuar humbje nga Jannik Sinner.

Ani pse ka përvojë të madhe në supe, Murry u mposht pas vetëm 44 minutave lojë – me rezutat 2-0 në sete (7-5, 6-2).

Kjo humbje la një shije të hidhur për britanezin – pasi nëse do fitonte do ishte e 700-të në karrierë.

Dubai Duty Free Tennis Championship 2022 - Andy Murray ground down by  Jannik Sinner in last-16 - Eurosport
Andy Murray

“Natyrisht është diçka që dua të arrij (700 fitore në karrierë). Nëse diçka nuk shkoi keq në gjashtë, tetë muajt e ardhshëm, unë do të arrij në atë numër. Por, po, nuk ka asnjë justifikim për disa nga shfaqjet që kam pasur kohët e fundit për sa i përket mënyrës se si kam luajtur. Më duhet kohë në fushën e praktikës, më duhet konsistencë në lidhje me gjërat që po punoj”, tha ai pas ndeshjes.

34 vjeçari – po kalon një formë aspak të mirë.

Ai kishe pasur një paraqitje katastrofale edhe në “Australian Open” – ku ishte eleminuar në xhiron e dytë. /Shqip.com