Sport Ndërkombëtar

Tjetër fitore për Bayernin

Bayern Munchen

Nuk po ndalet.

Bayern Munchen po njeh konkurencë në Bundesliga.

Bavarezët kanë deklasuar në udhëtim Stuttgardin, me rezultat të thellë 0-5.

Në këtë takim, Bayerni ishte dominues që nga minuta e parë, kurse “shpërthyen” në pjesën e dytë.

Pas 40-të minutave lojë, ishte Serge Gnabry që e tundi rrjetën për 0-1.

I njëjti futbollist shënoi përsëri në minutën e 53-të dhe e dysfishoi epësinë e mysafirëve.

Image
Serge Ganbrymomente nga takimi

Teksa, vendasit nuk u përgjigjën, ata pësuan përsëri gol.

Kësaj radhe, ishte Robert Lewandowski që shënoi për t’i dhuruar skuadrës së tij qetësinë e plotë – në minutën e 69-të.

Sulmuesi polak realizoi edhe një herë, pas tre minutave për golin e 16-të, në 15-të ndeshje të zhvilluara në këtë sezonë të Bundesligës.

Për rezultatin përfundimtar, VfB Stuttgard 0-5 Bayern Munchen u përkujdes, Gnabry.

Me këtë hat-trick, ai arrin shifrën e nëntë golave në futbollin elitar të Gjermanisë.

Kampionët në fuqi tashmë kanë arritur në kuotën e 40-të pikëve, pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara.

Image
Momente nga takimi

Kjo ishte edhe një tjetër dëshmi e formës së lartë që po e kalojnë momentalisht.

Nëntë më shumë se Dortmundi, skuadër e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Stuttgardi pozicionohet në vendin e 15-të, me 17-të pikë. /Shqip.com