Tjetër fitore e Warriors, natë magjike nga Curry

“Luftëtarët” e fituan edhe një “betejë”, teksa Stephen Curry dhuroi një natë magjike.
Golden State Warriors – kanë shënuar fitore në udhëtim te Washington Wizards – me rezultat 112 – 126.
Njeriu i mbrëmjes pa asnjë dyshim ishte Curry
Ai dhuroi një natë magjike, duke shënuar 47 pikë, gjashtë asistime dhe gjashtë kërcime.

34 vjeçari e tregoi edhe një herë klasin e tij – ani pse ne këtë sezon ka pasur ngritje dhe zbritje të formës.
Paraqitje të mirë patën edhe Jordan Pole dhe Klay Thompson – që e ndihmuan skuadrën me nga 20 pikë.
Teksa, te Wizards – takim të mirë zhvilloi Kristaps Pozingis – që shënoi 25 pikë, asistoi katër herë dhe bëri tetë kërcime.
Pas kësaj fitore, Warriors gjenden në vendin e tretë të Konferencës Perëndimore.
Deri më tani – ky ekip ka arkëtuar 47 fitore, teksa është mposhtur 22 herë.

Teksa, Wizards gjenden në pozitën e 11-të të Konferencës Lindore.

Rezultatet nga takimet tjera:
Clippers 111-120 Cavaliers.
Trail Blazers 113 – 122 Hawks.
Nuggets 114 – 110 76ers.
Hornets 124 -116 Thunder.
Timberëolvers 149 – 139 Spurs.
Bulls 103 – 112 Kings.
Bucks 117 – 111 Jazz.
Raptors 114 – 103 Lakers.