Sport Shqiptar

Tjetër fitore e Dardanëve, e sigurojnë kualifikimin në raundin tjetër

Përfaqësuesja e Kosovës

Edhe një ditë e sukseshme për Dardanët.

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall – ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të Grupit C, të kualifikimeve për Kupën e Botës 2024.

Në takimin e zhvilluar – ndaj Skocicë, Kosova arriti që të triumfojë më rezultat të thellë 4-1.

Në këtë takim, Kosova ishte superiore që nga fillimi, duke mos lënë vend për befasi.

Lojtari më i dalluar ishte, kapiteni Drilon Maxharra, i cili shënoi tre gola.

Përfaqësuesja e Kosovës

Teksa, një herë shënoi edhe Endrit Hajdini.

Pas ndeshjes, Maxharra tha se “jam shumë i lumtur me këtë fitore dhe me kualifikimin që kemi arritur. Po ashtu, ndjehem mirë që e dhashë kontributin tim me tre gola në këtë ndeshje, të cilët ua dedikoj tifozëve tanë Dardanët. Tani kundër Armenisë presim një lojë të fortë. Normalisht se do të luajmë pa stres dhe shpresoj se do të vazhdojmë me paraqitje të mira dhe ta mbyllim këtë fazë në pozitën e parë në grup”.

Takimin e fundit në kuadër të këtij rrethi kualifikues – Dardanët do e zhvillojnë,të hënën, kundër Armenisë./Shqip.com