Sport Ndërkombëtar

Tjetër dështim, Djokovic mposhtet nga adoleshenti spanjoll

Tenisti serb, Novak Djokovic

Ende nuk e ka fituar asnjë garë në vitin 2022

Novak Djokovic është “gjunjëzuar” përsëri.

Numri 1 i botës ka pësuar humbje nga Carlos Alcaraz, në gjysmëfinale të “Madrid Open”.

Në një ndeshje tejet interesante dhe me kthesa, në fund triumfoi Alcareaz, që ka vetëm 19 vite në supe.

Spanjolli – paraprakisht e kishte mposhtur në çerekfinale edhe Rafael Nadalin, duke dhënë sinjale që është një ylll në ngritje.

Ai është bërë lojtari i parë që mundi Djokovicin dhe Nadalin – brenda një turneu.

Në anën tjetër, për tenistin serb – kjo humbje është një dëshim tjetër, pasi paraprakisht ishte mposhtur në finale të “Serbia Open”, teksa ishte eleminuar qysh në raundin e parë të Monte Carlos.