Sport Ndërkombëtar

Titulli i Premierligës është në duart e Gerrard

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard

Premierligën nuk e fitoi asnjëherë me Liverpoolin.

Por, ai mund të bëhet arsyeja pse titulli mund të shkojë në “Anfield Stadium”.

Steven Gerrard – mund t’i prishë punë Manchester Cityt – në ndeshjen e sotme.

Trajneri i Aston Villës do përballet me skuadrën e udhëhequr nga Pep Guardiola – me fillim nga ora 17:00, në “Etihad Stadim”.

Nëse Villa arrin të triumfojë ose të sigurojë një barazim, Liverpooli do shpallej kampion i Premierligës – nëse fiton ndaj Wolverhamptonit.

Teksa për skuadrën e udhëhequr nga Pep Guardiola vetëm fitorja është opsion.

Aktualisht, City ka 90 pikë, teksa “The Reds” kanë 86 – por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Xhiroja e fundit në ishull – duket që do jetë një dramë në vete – të ciles nuk i dihet skenari. /Shqip.com