Titulli i 13-të pas 13 vjetësh
Publikuar:
(01.05.2022 20:49:08)

FC Zurich ka fituar titullin në Zvicër në një duel të drejtpërdrejtë me konkurrentin FC Basel, i 13-ti në historinë e klubit.
Zurich ka parë që këtë trofe ta ngrit FC Basel dhe Young Boys Bern që nga viti 2009.
Por ardhja e gjermanit André Breitenreiter, ish-trajneri i Schalkes dhe Hannover, ndër të tjera, doli të ishte një lëvizje e artë.
Zurich mposhti Young Boys, me rezultat 2:0.
Golat u shënuan nga Assan Ceesay dhe Nikola Boranijasevic.
Themeli për titullin ishte një seri prej 13 ndeshjesh ndërmjet nëntorit dhe marsit, në të cilat u shënuan 37 nga 39 pikë të mundshme.
Kujtojmë që te kjo skuadër aktivizohen pesë lojtarë shqiptar, Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili dhe Bledian Krasniqi./Shqip.com