Lajme

Tiranë: Protesta e opozitës, mbahet një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri (Video)

Pamje nga protesta e opozitës në Shqipëri

Një minutë heshtje për viktimat tërmetit në Turqi dhe Siri është mbajtur sot në protestën e opozitës.

Ka qenë Aldo Bumçi ai që ka kërkuar nga protestuesit që kanë mbushur Bulevardin të nderojnë dhe kujtojnë viktimat e tërmetit apokaliptik në Turqi dhe Siri duke mbajtur një minutë heshtje.

Për 60 sekonda mijëra protestues kanë heshtur për të nderuar kujtimin e viktimave.

/Shqip.com