Sport Shqiptar

Tiranë: Banorët gjuajtën tifozët e Feyenoord me gjësende teksa ata këndonin

Air Albania Stadium

Finalja e “Conference League” që mbahet në mes Romës dhe Feyenoordit në Arenën Kombëtare, bëri që shumë tifozë të zbarkojnë në Shqipëri.

Ishin përkrahësit e klubit holandez që u përfshinë në një ngjarje jo të hijshme, pas pamjeve të mediumit shqiptar ABC News.

Teksa këndonin me të madhe poshtë pallatit të Sali Berishës në Tiranë, banorën hidhnin ujë dhe disa mjete të forta në drejtim të tyre.

Momenti i festës së tifozëve të Feyenoord. Foto: Abcnews.al

Në vendngjarje kishte qenë edhe policia, ndërsa tifozët nuk kishin bërë prapa pas këtij incidenti duke vazhduar të këndojnë.

Pëndryshe, kjo është hera e parë që po zhvillohet finalja e një kompeticionin të UEFA-s, në trojet shqiptare./Shqip.com