Sport Shqiptar

Tirana fituese e derbit shqiptar

Liga Unike

Tirana doli fituese në derbin shqiptar të basketbollit.

Skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë ka triumfuar ndaj Kamza Basket, me rezultat 102-104.

Qysh nga çereku i parë u zhvilluar një derbi i vërtetë, ndërsa pas përfundimit të çerekut të parë semfori tregonte: 24-25.

Deri në fund të takimit, mysfirët ishin për një nuancë më të mirë dhe arkëtuan pikët e plota.

Basketbollisti më i dalluar në parket te bardhëkaltërit ishte Julian Hamati me 35 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.

Kurse, te Kamza u dalluan Matthew Eldrige me 25 pikë e tetë kërcime, dhe dyshja Reece Brooks & Abrian Edwards që realizuan nga 22 pikë.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e sezonës vjeshtore në Ligën Unike.

Deri më tani, Tirana ka arkëtuar kaëtër fitore, ndërsa është mposhtur tri herë.

Në anën tjetër, Kanmza ka pasur një seri më të dobët të rezultateve pasi numërojnë pesë disfata dhe vetëm dy fitore. /Shqip.com

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "merry christmas happynewyear LIGA UNIKE JAVA VII PEJA 122-88 RAHOVECI TEUTA 94-57 VLLAZNIA GOLDEN EAGLE YLLI 69-52 PRIZRENI 16 PRIZRENI KAMZA 102-104 TIRANA NEPTUN Liga Unike @Ûigaunike LigU Unike"
Rezultatet nga të gjitha takimet. Creedits: Liga Unike