Sport Shqiptar

Tirana e fiton Superkupën e Shqipërisë, shënojnë tre futbollistë nga Kosova

Të mërkurën mbrëma u zhvillua Superkupa e Shqipërisë në mes kampiones në fuqi të Superiores, Tiranës, dhe fitueses së Kupës së Shqipërisë, Vllaznisë.

Tirana ka arritur fitor në një takim dramatik me rezultatin 3-2, duke fituar trofeun e parë sezonal.

Për Tiranën shënuan Patrik, reprezentuesi i Kosovës, Florent Hasani dhe në fund i dhuron fitoren Redon Xhixha.  

Për shkodranët realizuan lojtarët nga Kosova, Esat Mala dhe Liridon Latifi.

/Shqip.com