Sport Ndërkombëtar

Tirana e fiton derbin e kryeqytetit përballë Partizanit

“Air Albnia” ishte arena që priti spektaklin ndërmjet Tiranës e Partizanit.

Para 10 mijë tifozëve Tirana arriti të marrë tri pikë të plota – me VAR që ishte vendimtar në këtë ndeshje.

Tirana pati mundësin ideale ta marr epërsinë që në minutën e 20, por nga penalltia gaboi Xhixha.

Në minutën e 37 ndeshja u vështirësua edhe më shumë për Tiranës, pasi Bruno Lulaj u ndëshkua me karton të kuq, pas intervenimit nga VAR.

Në fund të pjesës së parë Xhixha përmisoi gabimin, duke ia dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Edhe goli i dytë u shënua nga Xhixha, i cili e vulosi fitoren e mysafirëve.

Sipas Top-Chanel nuk munguan as incidentet, pasi portieri i bardhebluve, Visar Bekaj, u godit nga disa copa plastike të hedhura nga tribuna ku ndodheshin tifozët e Partizanit.

Ndeshja u ndërpre për pak çaste, për të rinisur sërish.

Partizani mbetet në vendin e parë, kurse Tirana renditet e dyta./Shqip.com