Kulturë

Tingujt e Lahutës në Berlin, nga artisti Anton Çivlaku

Kori Siparantum, ka përfaqësuar Kosovën në “Filarmoninë e Berlinit”.

Përformancën e Kosovës, në sallën koncentrale në Berlin, dirigjenti kosovar Memli Kelmendi, e ka quajtuar historike.

E kjo falë Korit Siparantum, i cili po vazhdon të shënoj suksese në muzikën korale kosovare.

Në sallën koncentrale, janë dëgjuar tinguj të Lahutës, nga artisti Anton Çivlaku.

“Andërr e çdo muzikanti që të përformojë në këtë sallë. Ky koncert u madhështua edhe më shumë pasi që ishim 4 kore nën dirigjimin e Simon Carrington, një ndër dirigjentët më të mirë në botë!’, ka shkruar Çivlaku në Facebook.

Më poshtë gjeni edhe një pjesë të përformancës së artistit.