Teknologji

TikTok zgjeron testimin e shërbimit të transmetimit të muzikës

TikTok ka nisur ftesat tek përdoruesit e këtij aplikacioni në Australi, Meksikë dhe në Singapor që të njëjtit të marrin pjesë në një test të mbyllur beta për shërbimin e ri të transmetimit të muzikës.

Aplikacioni kinez nisi testimin beta për shërbimin e ri të transmetimit në Brazil dhe Indonezi në fillim të korrikut.

Tani, po zgjeron shtrirjen e fazës eksperimentale të shërbimit muzikor dhe po u jep përdoruesve të ftuar në ato rajone, një provë falas tre-mujore për ta provuar atë.

TikTok Music është një aplikacion krejtësisht i veçantë që testuesit do të mund ta shkarkojnë nga Apple App Store ose Google Play Store.

Sidoqoftë, lidhet me aplikacionin kryesor TikTok, në mënyrë që përdoruesit të mund të gjejnë versionet e plota të këngëve që bëhen virale në platformën e ndarjes së videove.

Aplikacioni i transmetimit të muzikës thuhet se ofron rekomandime të personalizuara të këngëve, tekste në kohë reale, lista dëgjimi bashkëpunuese dhe aftësinë për të gjetur këngë përmes një veçorie të kërkimit të teksteve.

TechCrunch thotë se ka një veçori të ngjashme me Shazam, që me sa duket do të thotë se mund të gjejë këngë duke e dëgjuar atë dhe do t’i lejojë përdoruesit të shkarkojnë këngë për dëgjim edhe kur nuk e përdorin aplikacionin.

Aplikacioni në pronësi të ByteDance tha për TechCrunch se pasi të përfundojë periudha e provës së testuesve, do t’u kushtojë atyre 8,16 dollarë amerikanë në muaj në Australi, 6,86 dollarë amerikanë në Meksikë dhe 7,48 dollarë amerikanë në Singapor.

TikTok tashmë ka një shërbim të transmetimit muzikor të quajtur Resso i disponueshëm në Indi, Brazil dhe Indonezi, por do ta mbyllë aplikacionin në dy vendet e fundit gjatë muajit shtator.

/Shqip.com