Teknologji

Tik Tok teston funksionin e historisë për të mos humbur videot që janë parë tashmë

Tik Tok

Nuk mund ta gjeni videon në TikTok të cilën e keni parë, por keni harruar ta ‘pëlqeni’?

Epo, një lajm i mirë: aplikacioni mund të jetë gati të aplikojë një veçori të “historisë së shikimit” të stilit YouTube për t’u siguruar që të mos humbisni gjurmët e videove që shikoni.

TikTok duket se po teston idenë për disa përdorues duke i lejuar ata të gjejnë video nga faqja e tyre ‘For You’ që nuk patën mundësi t’i ruanin.

Në fund të fundit, gjetja e një TikTok që keni harruar ta ruani mund të jetë pothuajse e pamundur me rrjedhën e vazhdueshme të përmbajtjes së aplikacionit, shkruan News.

Rifreskimi aksidental i faqes tuaj ‘For You’ mund të nënkuptojë humbjen e asaj recete të përsosur që mund të betoheni se mund të ndryshojë jetën tënde.

TikTok është një nga aplikacionet që është rritur më së shumti në audiencë kohët e fundit falë videove të tij të shkurtra që janë shumë të kërkuara qoftë si një formë argëtimi, qoftë edhe për të mësuar. Në fakt, aplikacioni arriti një miliard përdorues vitin e kaluar.

Kjo platformë është një hapësirë ​​për ndërveprim që përdoret nga krijuesit e përmbajtjeve të të gjitha llojeve. Prandaj, shpesh është e dobishme të ruhet materiali që është parë më parë për ta parë më vonë./SHQIP.com