Lajme

TikTok ndihmon policinë t’a parandalojë vetëvrasjen

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës është njoftuar nga dega e rrjetit social TikTok në Irlandë për një postim në këtë platformë nga një përdorues i panjohur në të cilin postim flitet për vetëvrasje.

Pas të dhënave plotësuese, policia ka marrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e vendit dhe identifikimin e personit.

“Është drejtuar kërkesë ofruesit për shërbime të internetit për abonent të IP-adresës, bazuar në informatat që janë pranuar, ka dalë që përdoruesi i IP-adresës është në një qytet të Kosovës. Rreth orës 15:00, është lokalizuar dhe identifikuar personi (përdoruesi i IP-adresës), fillimisht është kontaktuar me prindin, djali i të cilit dyshohet se ka postuar në TikTok nga telefoni postime me përmbajtje të ngjashme rreth vetëvrasjes. Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetime të Krimeve Kibernetike së bashku me njësi tjera policore, e kanë trajtuar rastin, është njoftuar prokurori si dhe Qendra për Punë Sociale”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com