Sport Ndërkombëtar

Tifozja më e “nxehtë” e Kupës së Botës largohet nga Katari e përlotur

Modelja nga Kroacia, Ivana Knoll ishte hijeshia e Kampionatit Botëror “Katar 2022” derisa me paraqitjet e saj në tribuna u bë lajm në të gjithë botën, shkruan Shqip.com.

Ish-mis Krocaia u paraqit në stadiumet e Katarit me veshje provokative teksa ishte cilësuar si njëra nga tifozet më të “nxehta” duke arritur kështu mbi 3.5 milionë ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Ajo u fotografua kudo që ka shkuar në stadiumet e futbollit në Katar, derisa me të bënë fotografi edhe familjet me fëmijë.

Ivana u tha gjithashtu se ka marrë edhe propozime për martesë nga mbështetësit dhe mesazhe nga vetë prej disa yjeve të futbollit.

Ivana duket se është kthyer në Kroaci.

Knoll postoi në InstaStory një video nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dohas, përmes së cilës njoftoi për largimin teksa fotografi ishte me lot në sy.

“Ta lë Dohan është shumë e vështirë për mua. Të përziera me momente të lumtura, të këqija, konfuzion të gjitha së bashku, do të na mungojë ky vend shumë”, shkroi Ivana Knoll.

/Shqip.com