Sport Ndërkombëtar

Tifozja kroate shkakton “tërmet” në rrjetet sociale (FOTO)

Kupa e Botës 2022 në Katar ishte një festival i vërtetë futbolli dhe si i tillë, la shumë imazhe goditëse jashtë fushës së blertë. E një nga ato që përfituan pasi u shfaqën në fotografi të ndryshme duke brohoritur për ekipin e tyre të zemrës ishte Ivana Knoll.

Një modele kroate, që ka bërë tifo për skuadrën e saj deri në ndeshjen e fundit. Ajo ka qenë gjithmonë e fokusuar nga televizioni për shkak të ‘veshjeve’ të saj spektakolare.

E reja u konsiderua si “tifozja më seksi” në Kupën e Botës dhe ndikimi që pati ishte aq i madh, sa statusi i saj në rrjetet sociale u shumëfishua. Aktualisht, ajo grumbullon më shumë se 3.3 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram, duke u bërë “divë” në botën digjitale.

Ivana Knoll gjeneron përmbajtje sensuale dhe provokuese, prandaj thuajse sa herë që ngarkon një foto, rubrika e saj e komenteve mbushet me reagime. Me këtë rast modelja ka befasuar ndjekësit e saj me tri fotografi, në të cilat shfaqet me një set të brendshmesh që kanë ngritur temperaturat e Instagramit.

“Ndonjëherë, kur je në një vend të errët, mendon se je varrosur, por në fakt je verbuese”, shkruan influencuesja bashkë me tri pozat e saj. Imazhet janë bërë në Los Angeles, SHBA, dhe tashmë kanë grumbulluar numër të madh pëlqimesh e komentesh.

Në këtë mënyrë, bukuroshja kroate vazhdon të tregojë se ka mundur të përfitojë nga Kupa e Botës si trampolinë drejt famës, përfshirë të gjitha platformat digjitale.

/Shqip.com