Sport Ndërkombëtar

Tifozja e Liverpoolit i refuzoi 35 mijë paund

Tany Henley

Skuadrës së zemrës i qëndroi besnike, por humbi mundësinë të fitonte shuma të mëdha parash.

Një tifoze e Liverpoolit kishte vënë bast me 100 paund që “The Reds” të shpalleshin kampionë dje, por gjërat nuk i shkuan sipas planit.

Nëse Liverpooli do e fitonin ndeshjen së bashku me titullin dhe do shënoheshin katër gola  (3-1), Tanya Hanley do fitonte 367 mijë paund.

Por, përkundër kësaj – Tanya pati mundësi të tërhiqte një shumë prej 35 mijë paundve – 20 minuta para se ndeshja të përfundote.

Ama, ajo vendosi të mos ndërhynte dhe në anën tjetër, Manchester City e riktheu rezultatin dhe u shpall kampione.

Ani pse e humbi bastin, Tanya Hanely tha se “unë thjesht kisha një ndjenjë se Liverpool mund ta bënte atë dhe se diçka e madhe do të ndodhte.” Unë kisha një bast me një shok në të, ata kishin vënë një bast gjithashtu, më pas pashë shanset që Betfair kishte për Liverpool për të fituar të katër trofetë dhe hapa një llogari dhe vendosa bastin tim të parë”.

Sa i përket ndeshjeve, Liverpooli triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Wolverhamptonit, kurse City e mposhti Aston Villën 3-2 me përmbysje./Shqip.com