Sport Shqiptar

Tifozja e lë pa fjalë Muriqin (FOTO)

Vedat Muriqi është shndërruar në protagonist shumë të rëndësishëm jo vetëm te skuadra e tij Mallorca, por në përgjithësi në La Liga.

Sulmuesi dardan i ka rrëmbyer zemrat e shumë tifozëve dhe së fundi atij i ka ndodhur një befasi.

Një tifoze e Mallorcas e ka surprizuar për mirë yllin e Kosovës dhe reagimi i këtij të fundit ishte epik, por ndërkohë edhe i habitur.

Tifozja e ishullorëve e ka bërë tatuazh emrin e Vedat Muriqit. Marga, tifoze e ‘zjarrtë’ e Mallorcas dhe Muriqit, vendosi që emrin e sulmuesit kosovar ta ketë tatauazh në dorën e saj, derisa Muriqi u shpreh:

“Nuk mund ta besoj, faleminderit shumë”, ka shkruar Muriqi në reagimin e tij.

/Shqip.com