Sport Ndërkombëtar

Tifozja e bën tatuazh nënshkrimin e Vedat Muriqit (FOTO)

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, shumë shpejt i ka marrë zemrat e shumë tifozëve të Mallorcas, ekip që luan tash e dy sezone.

Muriqi është shndërruar në një idol.

Madje disa nga tifozët dashurinë për “piratin” kanë nisur që ta kthejnë edhe në vepër.

Një gjë të tillë e ka bërë tifozja e quajtur Marga.

Ajo duket se është e “çmendur” pas sulmuesit kosovar.

Së fundmi, Marga e ka përjetësuar Muriqin në trupin e saj, duke e bërë tatuazh nënshkrimin e tij.

Duket se kjo është një dhuratë që i ka bërë vetës pak para ditëlindjes.

E nuk kishte se si të mungonte reagimi i 29-vjeçarit.

“Nuk mund ta besoj. Faleminderit”, ka shkruar ai në Twitter.

Sulmuesi i Kosovës po jep kontribut të madh për skuadrën e tij Mallorcan.

Madje, ai ka nisur të bëhet edhe pjesë e historisë së këtij klubi.

Muriqi, deri më tani këtë sezon i ka realizuar 12 gola dhe ka bërë tre asistime.

/Shqip.com