Sport Shqiptar

Tifozi i Feyenoord me bluzën “Road to Tirana”, të shkruara edhe ndeshjet me Dritën

Drita - Feyenoord

Tifozët e Feyenoord, kanë qenë surpriza e kësaj finaleje në Tiranë.

Një prej tifozëve, në bluzën e tij ka printuar të gjitha ndeshjet dhe rezultatet e tyre, duke shënuar kështu rrugëtimin e ekipit të zemrës në Conference League.

Në mesin e tyre shihet edhe ndeshja tejet e vështirë që e patën me Dritën, të cilën rezultuan ta mposhtnin me një rikthim mjaft dramatik.

“Rruga për në Tiranë”, shkruhet në veshjen e tij, dhe ai shpreson që ekipi I tij të dalë triumfues sonte.

Foto: Top-Channel.tv

Holandezët do të kenë përballë Romën e Jose Mourinhos, i cili dje gjatë konferencës për media kishte thënë se tifozët shqiptarë e përkrahin skuadrën italiane.

Përndryshe, ndeshja që luhet në “Air Albania” nis me fillim nga ora 21:00. /Shqip.com