Sport Shqiptar

Tifozët shqiptarë tradhtojnë kombëtaren? Stadiumi i Hamburgut do dominohet nga kroatët

Stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit u dominua nga tifozët shqiptarë. 50 mijë kuqezi “pushtuan” shkallët e stadiumit, kundrejt vetëm 10 mijë italianëve, ndërsa rreth 2 mijë bileta ishin rezervime të UEFA-s dhe gazetarët. Kuqezinjtë humbën sfidën me shifrat 1:2 pavarësisht se kaluan të parët në avantazh me Bajramit, entuziazmit dhe mbështetjes së jashtëzakonshme që kishte kombëtarja.

Mirëpo, befasia ndodh në “betejën” e dytë të Shqipërisë në Hamburg. “Volksparkstadion” nuk do të ketë zotër shqiptarët, por kroatët.

Mësohet se në Hamburg do të jenë 15 mijë tifozë kuqezi, pra më pak nga ajo çfarë pamë ndaj Italisë. Siç dihet, tifozët kroatë e ndjekin shumë skuadrën. Stadiumi i Hamburgut ka rreth 49 mijë vende

Në orën 15.00 të kësaj të mërkure, Shqipëria do të luajë me Kroacinë sfidën e dytë të grupit e cila shihet si përcaktuese për të ardhmen e kuqezinjve në Euro2024. Si Shqipëria ashtu edhe Kroacia kanë humbur ndeshjen e parë. “Dalmatët” u shkatërruar nga Spanja 0:3.

/Shqip.com