Sport Ndërkombëtar

Tifozët serbë nuk ndalen së provokuar Kosovën, kësaj radhe në ndeshjen e “Euroligës”

Tifozët serbë të Crvena Zvezdës kanë provokuar sërish Kosovën me një transparent ku është e vendosur harta e Kosovës ku shkruan “Nuk ka dorëzim”.

Ky flamur u pa në ndeshjen e Euroligës në basketboll mes Milanit dhe Zvezdës në tribuna, shkruan Shqip.com.

Milani arriti që të fitojë ndaj Crvena Zvezdës me rezultatin 71:67 në Beograd të enjten mbrëma.

Në shkallët e tribunave, i pranishëm ishte edhe flamuri provokues i serbëve.

Kombëtarja e Serbisë në futboll e zbuloi këtë flamur në zhveshtore të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Serbia për këtë gjest u dënuan nga FIFA.

/Shqip.com