Sport Ndërkombëtar

Tifozët e Wolves “poshtërojnë” Kloppin

Jurgen Klopp

Liverpool në konfuzion total. Rezultati i pastër 3-0 i pësuar në `Molineux Stadium` ndaj vendasve të Wolverhampton-it, vërteton gjendjen e krizës së skuadrës së Jurgen Klopp, të zbritur në mesin e tabelës në Premierligë dhe të mbërthyer nga tri humbjet larg Anfield.

Një udhërrëfyes deficiti për trajnerin gjerman, në shënjestër të tifozëve vendas.

Tifozëria vendase, kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën e Lopeteguit, këndoi në kor dedikuar trajnerit të ‘Reds’ gjatë pjesës së dytë: “Do të shkarkojnë nesër në mëngjes”, bënë shaka tifozët e ‘Molineux’ për disa minuta’ pas suksesit të pastër.

Në fund të ndeshjes, vetë Klopp pranoi se situata e Liverpool-it është e “papranueshme” dhe se problemet e ekipit të tij janë “të shumta”.

/Shqip.com